Categories: Uncategorized

“Po përgatitemi për vjeshtën”, Manastirliu flet për situatën nëpër spitale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se kemi nevojë të respektojmë masat për të frenuar përhapjen e virusit, teksa rastet po shtohen çdo ditë.

Nga qendra shëndetësore nr.10 në kryeqytet, Manastirliu u shpreh se po merren masa për të përballuar atë që pritet të vijë në vjeshtë e në dimër, ndërsa tha se kërkohet nga të gjithë që të punojnë për ndërgjegjësimin për respektimin e masave anti-covid.

“Mjekët po ndjekin më shumë se 1 mijë pacientë. Në të gjithë Shqipërinë ka mbi 2 mijë raste aktive, rreth gjysma e rasteve aktive janë simptoma, është e rëndësishme që edhe rastet e dyshuara të vijojnë të ndiqen nga mjekët e familjes. hallka e kujdesit parësor të mjekut të familjes është shumë e rëndësishme dhe duhet shfrytëzuar.

Ka rritje të rasteve pozitive që tregon se kemi nevojë të zbatojmë masat e thjeshta, por shumë efikase. Ne po punojmë për t’u përgatitur për situatën që pritet të vijë në vjeshtë e dimër, për të rritur kapacitete spitalore. Në spitale po ofrohet gjithë shërbimi i nevojshëm, kërkohet nga të gjithë të punojmë për të krijuar ndërgjegjësimin për respektimin e masave që janë të vetmet që frenojnë përhapjen e COVID-19“, u shpreh Manastirliu.

Ministrja deklaroi se mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.

“Është një punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numri më i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, për ndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga Covid19, të cilët janë duke u trajtuar në banesë.

Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes. Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 2500 raste aktive. Rreth gjysma e tyre janë me simptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor, sipas protokolleve të përcaktuara për qytetarët që ndiqen në mënyrë ambulatore dhe për ata që kanë nevojë të hospitalizohen atëherë lidhen direkt me 127 për të garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore.

Çfarë është e rëndësishme është që sot realizojmë në mënyrë elektronike kartelizimin elektronik të pacientëve, të cilët janë të dyshuar, kanë shenja, kanë simptoma të Covid19, apo janë raste të konfirmuara me Covid19 dhe terapitë e tyre të mjekimit”, u shpreh ministrja.

Manastirliu tha se duhet të vijojë komunikimi dhe informimi me qytetarët për ndjekjen e çdo rasti që konfirmohet me virusin e rrezikshëm.

“Numri 0800 400 400 është një linjë e gjelbër, e dedikuar për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informacion, që kanë nevojë të dinë kush është mjeku i familjes, që kanë nevojë të kontaktojnë direkt me mjekun e familjes për t’i lehtësuar komunikimin me mjekun dhe sigurisht për të bërë të mundur më pas ndjekjen e tyre kur janë të prekur nga COVID19”, bëri thirrje Manastirliu.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago