Categories: Uncategorized

Po niseni për pushime? Policia zbulon situatën e trafikut në rrugët kryesore të vendit

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim për situatën në rrugët e vendit, lidhur me trafikun e mjeteve që kthehen me pushuesit nga plazhet në drejtim të Tiranës dhe drejt Morinës.

INFORMACIONI I PLOTE

Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit.

Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës.

Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet.

Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime.

Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks.

Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje.

Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme.

Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat.

Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago