Categories: Uncategorized

”Po ne që respektuam ligjin jemi budallenj”?! Rama flet pas faljes së gjobave

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot vendimin për faljen e gjobave. Gjatë një komunikimi live në Facebook, Rama tha se edhe ai vetë, teorikisht mund të dalë e të mos gjobitet, por këtë gjë nuk e bën, sepse ligjet duhen zbatuar.

Rama shton më tej se të gjithë ata që zbatojën rregullat dhe ligjet, e bëjnë atë sepse duhet dhe jo sepse duhet t’i kapë në gabim. “Gjobat nuk janë një mënyrë për të mbushur arkën e shtetit dhe gjobat e vendosura në këtë situatë, që janë të rënda për individin, shteti nuk ka asnjë përfitim financiar.

Janë të pallogaritshme. Por duke pasur parasysh ndryshimet në kodin penal, stresin e madh të një situate të jashtëzakonshme, e pamë të arsyeshme që të gjithë ata njerëzve që gabuan t’u japim një shans të dytë. Disa mund të thonë që “ç’domethënë kjo, po ne që e zbatuam ishim budallenj”, ju them se ligji nuk zbatohet për të mos të të kapur gabim, por për vete. Fjala vjen, unë e kam të kollajshme të them të rrinë në shtëpi dhe të dalin gratë, unë teorikisht e kam të lehtë të mos gjobitem, por nuk dal.

Shumë mund të thonë, shih çfarë frikacaku, rri në shtëpi. Dhe nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër ju falen sepse nuk e bëra që të mos kapem apo jo? S’mund të kemi zili që dikush që kapet me një gabim, falet. Sepse gabimet nuk bëhen sepse nuk duhen bërë, jo sepse na kapin. Kështu na kanë mësuar prindërit”- tha Rama.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

21 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

35 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

1 hour ago