Categories: Uncategorized

Po mbahet e fshehtë? Pas 140 milionë ndaj Becchetit, tjetër gjobë qytetarëve në Vlorë

Pas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar për të detyruar shtetin shqiptar që t’i paguajë biznesmenit Italian, Francesco Becchetti një shumë që shkon deri në 140 milionë euro, këtë herë xhepat e shqiptarëve goditen sërish dhe më konkretisht qytetarët vlonjatë

Avokati Kujtim Cakrani, shkruan se Gjykata Ndërkombëtare ka ndëshkuar edhe Bashkinë e Vlorës me 15 milion euro gjobë.

Të lidhura

None found

Sipas avokatit, ky fakt po mbahet i fshehtë, ndërsa fton SPAK të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut Dritan Leli.

Ja çfarë shkruan avokati Kujtim Cakrani:

“Sa për informacion? Qytetarët nuk do paguajnë vetëm 140 milion të F. Bechettit, jo?

Bashkia e Vlorës do paguaj 15 milion euro kompanisë “Tis-Park”!?, për prishjen e njëanshme të kontratës, së parkimeve në qytetin e Vlorës.

Convid 19 do iki një ditë, por ky borxh prej 15 milion euro do ngelel dhe do paguhen nga ne të gjithë. Turp të gjithë heshtin para këtij virusi që është shkaktuar nga vetë kryetari bashkisë Vlorë, bashkë me enturazhin e tij, të hajdutëve dhe korruptuarëve…..

Prishja e marrëveshjes ndodhi 3 vite më parë dhe çështja shkoj në arbitrazh në Francë, dhe bashkia Vlorë duhet të paguaj 15 milion euro.

E mbajnë të fshehur si çdo gjë tjetër…por është tashmë publike. A duhet te hetohet nga SPAK edhe Kryebashkiaku Leli?”.

të fundit

Marshimi i 53-të kundër qeverisë/ Qytetarët nisin sërish protestën para Kryeministrisë; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë…

3 minutes ago

Bilanci tragjik i të nxehtit në Francë/ 5,764 viktima mbi mesataren, shifrat më alarmante që nga 2003-a

Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…

4 minutes ago

Xabi Alonso nuk e preferonte Garnachon, Chelsea ia plotëson dëshirën duke e transferuar te rivali i Premier Ligës

Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e skuadrës Alejandro Garnacho nga Aston Villa.Trajneri i “Bluve” Xabi Alonso…

4 minutes ago

Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend

Në një intervistë në “New24”, deputeti i PD Saimir Korreshi foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike duke komentuar edhe protestat…

10 minutes ago

Vala e të nxehtit në Francë shënon bilancin më të rëndë që nga viti 2003 me 5,764 viktima mbi mesataren

Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…

22 minutes ago

Zbulohet përqendrim i lartë i arsenit në ujin e Vallandovës, banorët paralajmërohen të shmangin pirjen

Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…

25 minutes ago