Categories: Uncategorized

Po kthehej nga turni i natës, babai i dy fëmijëve nga Shqipëria gjen vdekjen (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shqiptarit të identifikuar si Endri Zaimi në Itali.

Ngjarja ka ndodhur sot në orës 7 të mëngjesit në Belluno të Italisë, ku 25-vjeçari u përplas me një kamion.

I riu shqiptar po kthehej nga puna pasi ishte turni i natës dhe po drejtonte makinën tip Volvo V50. Ndërsa shoferi i kamionit që po transportonte materiale ndërtimi nuk u lëndua.

Endri Zaimi me gruan dhe dy fëmijët jetonte në Itali, në zonën e njohur si Alpago.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e nxorrën nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.

Policia vijon hetimet për të mësuar rrethanat që shkaktuan aksidentin tragjik.

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar (VIDEO)

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

19 seconds ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

12 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

28 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

53 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

55 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago