Categories: Uncategorized

”Po ikin me vrap dhe superfuqitë”, Rama kujton thënien e profetit Muhamed

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot fjalët e profetit Muhamed dhe tha se me këtë betejë, sot “po ikin me vrap” edhe superfuqitë e botës, jo më vendi ynë i vogël.

Në një lidhje direkte me News 24 Rama u shpreh që edhe nëse nuk shohim bomba e viktima në rrugë, si në luftë, realisht kjo po ndodh me një virus që nuk e dimë ku fshihet.

“Meqë përmendët Zotin ju kujtoj profetin Muhamed që thotë kur bie një epidemi mos ik nga aty ku je, dhe mos shko aty ku ajo ka rënë, pra nëse të gjeti aty ku je mos lëviz, mbyllu, nëse je diku ku ka rënë, mos shko aty ku ka rënë.

Kjo është edhe porosia e OBSH e gjithë ekspertëve dhe nga unë që kam detyrim t’ju përcjell ato që më kërkojnë mjekët me insistim. Mjekët në Infektiv s’janë të frikësuar nga përballja me sëmundje por nga sjellja e qytetarëve, ndaj them që duhet ta mbledhim mendjen top e ti kujtojmë gjyshërit tanë që luftuan apo jetuan në një kohë lufte disa vjet, që i mori Shqipërisë 28 mijë njerëz, djem e vajza, me plagë nga plumbat, dhe që plagosi kushedi se sa, dhe ia dolën pa kërkuar internet, që të kenë orar më të përshtatshëm për të blerë qep e makarona, qiqra në hell të atyre llojeve që kërkon dikush sot se nuk sheh bombat e të vrarët, nuk e ka frikën që kur del nga dera ke përballë gjermanin me mitraloz që të vret aty ku je.

Kjo ‘sdo të thotë që e gjitha ajo që nuk shohim nuk po ndodh, po ndodh. Nuk e di askush kur do mbarojë, nuk mbaron duke vendosur një afat, se do mbyllemi të gjithë 14 ditë edhe do e kalojmë. S’kemi luksin te bejme eksperimente se jemi vend i vogel, jemi te dobet e ndaj jemi te paret qe ikem me vrap, e tani po ikin me vrap dhe superfuqite”.

të fundit

Arabia Saudite kërkon Amir Rrahmanin, Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues

Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili…

5 hours ago

Në Angli të çmendur pas brazilianit të Realit, por kërkesat e madrilenëve kapin “tavanin”

Real Madridi po kalon një transformim të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos për të…

5 hours ago

Horoskopi 12 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori…

6 hours ago

Ndikon barazimi në Letoni, Kombëtarja shqiptare humbet terren në renditjen e FIFA-s

Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit në kuadër të Botërorit 2026. Konkretisht barazimi…

6 hours ago

Zelensky zbulon planin e Putin: Synon të pushtojë Odesan dhe të zgjerohet drejt kufijve me Moldavinë e Rumaninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshijnë marrjen nën kontroll të qytetit…

6 hours ago

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.…

6 hours ago