Dhe pak kanë kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët vijojnë të ankohen se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Një banor i fshatit Tujan të Tiranës tha se vijojnë të ndjejnë frikën nga lëkundjet e tokës. Sipas tij, ekspertët thjesht kanë thënë se shtëpia e tyre është e pabanueshme, por nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje.
“Natën nuk flemë këtu se kemi frikë, shkojmë tek djali. Çdo natë bie tërmet, kemi frikë ne. Mund të ketë prapë lëkundje edhe nuk na zë gjumi. Kur ra tërmeti ishim të dy në dhomë, bashkë me plakën. Shtëpia u dëmtua që në tërmetin e shtatorit, por dëmtimet më të mëdha i dha ky.
Nuk ka marrë asnjeri masa. Vijnë thonë është e pabanueshme edhe ikin. Kanë ardhur turq ta shohin, kanë ardhur ata të komunës ta shohin, por thjesht kanë thënë është e pabanueshme dhe ikën. Nuk na kanë parë me sy. Pleqtë nuk i do kush”, u shpreh i moshuari.
Ai deklaroi se nuk besoj se shteti do ta ndihmojë. Sipas tij, komuna i ka ofruar vetëm leje ndërtimi, jo lekë e materiale për riparim të banesës.
“Unë të them dua lekë, nuk më jep njeri. Me thënë dua materiale, nuk më jep njeri. Më kanë thënë për leje ndërtimi ose riparimi, por unë nuk dua leje. Unë nuk kam mundësi ta riparoj vetë. Dua pak lekë për të marrë disa materiale. Kam kaluar 300 shtete, asnjë nuk më ka ndihmuar”, tha banori, shkruan faxweb.
Pas dorëzimit të të gjitha kutive në KZAZ-të e qarkut Vlorë, ka nisur procesi i numërimit në Delvinë, teksa pritet…
Mirlind Daku i dhuron fitoren Rubin Kazanit. Në ndeshjen delikate ndaj Rostov në elitën e kampionatit rus, sulmuesi i kombëtares…
Nis numërimi në Tiranë, hapen kutitë e para në Njësinë 2 dhe Njësinë 3. Numërohet kutia e parë në Tiranë,…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar në një lidhje me emisionin Opinion, se pse rezultati i votimit në bashkinë…
Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD…
Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar…