Categories: Uncategorized

Pneumologu i njohur: Covid – 19 nuk është grip!

Pasi OBSH e shpalli Covid – 19 pandemi botërore edhe qasja e mjekëve për virusin ka ndryshuar.

Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi sqaron se virusi korona nuk është grip, përkundrazi.

Të lidhura

None found

“Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2%,3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%. Është interesante që në gjithë këtë sfidë që ka pasur bota dhe shkencëtarët, krociera Diamond Princess i dha mundësinë që të përcaktonin saktë se sa ishte mortaliteti I bazuar në infeksionin real.

Kurse deri në atë moment pa dalë studimi vdekshmëria ishte naive sepse nuk dinin më saktësi se sa realisht kanë vdekur nga Covid-i dhe sa është realisht numri i të infektuarve që një pjesë janë asimptomatik. Dhe doli që vdekshmëria reale ishte 0.5 %. “ –tha Kapisyzi në Përballë.

Ministrja e shëndetësisë lajmëroi këtë mbrëmje se është drejt shërimit një prej pacientëve të parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Por sa rrezik ka që të shëruarit të infektohen sërish? Doktor Perlat Kapizyzi jep këtë përgjigje:

“Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që I lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion. ” –theksoi doktor Kapisyzi.

E mëgjithë vdekshmërinë e lartë, sërish pneumologu i njohur thotë se duhani mbetet rrezik më i madh për qytetarët se koronavirusi.
“Do shqetësohesha nga ai që pi duhan, se duhani vret 8 milionë njerëz në botë. Koronavirusi nuk ka të tillë vdekshmëri.”

të fundit

IPK verifikon veprimet e Policisë në rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…

2 minutes ago

More than 700 student complaints about problems with standards and services

Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…

12 minutes ago

Gashi after Arlinda Zekaj’s killing: Institutions are responsible

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…

12 minutes ago

Peja residents light candles for Arlinda Zekaj after her killing

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…

12 minutes ago

IPK verifikon trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…

13 minutes ago

Kurti calls for a full investigation into Arlinda Zekaj’s murder: She warned of the danger but was not protected

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…

13 minutes ago