Categories: Uncategorized

Plas sherri në makinë, pasagjeri vret shoferin dhe arratiset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Pas një sherri në makinën ku po udhëtonin, pasagjeri ka qëlluar shoferin e makinës me sende të forta duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Gëzim Saraçi, 57-vjeç, u gjet i vdekur brenda mjetit të tij, me të cilën udhëtonte, ndërsa autori e ka braktisur atë pas krimit dhe është arratisur nga vendngjarja.

Pas krimit autori i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim dyshohet se mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me kufirin grek, ose në fshatin Ndëran të Zagorisë.

Ai ka folur me familjen e tij para se të arratisej, ku edhe u ka treguar se kishte vrarë 57-vjeçarin, gjë që ngre ndyshime se ata mund të kenë pasur njohje dhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gëzim Saraçi, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve në kokë me sende të forta.

Policia ka marrë dëshmitë e të afërmve të autorit të krimit, për të zbuluar shkaqet e krimit, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përa përgjegjësisë ligjore.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago