Categories: Uncategorized

Plagosja e të riut në Shkodër, idententifikohet autori dhe arrestohen 2 persona

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagojes se 27-vjecarit Vasel Koçeku, shtetasin R.Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg.

Gjithashtu është arrestuar edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në pranga eshte vene edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u plagos me armë zjarri shtetasi V. K., 27 vjeç.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

5 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

5 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

5 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

5 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

5 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

5 hours ago