Categories: Uncategorized

Plagosja e dyfishtë, çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri tronditi mbrëmjene djeshme Vlorën.

Të plagosur mbetën Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Mësohet se autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij. Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë./albeu.com/

të fundit

Gjendet i pajetë një 41-vjeçar shqiptar në Greqi, ja për çfarë dyshohet

Një person shqiptar është gjetur i varur këtë të diel në Greqi. Viktima është shtetasi M.G., 41 vjeç, i cili…

2 minutes ago

Celibashi “rrëzon” Opozitën: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Pavarësisht denoncimeve në media, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se në KQZ nuk është depozituar asnjë ankesë për…

11 minutes ago

Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e…

47 minutes ago

Zgjedhjet në Rumani/ Qeveria denoncon “shenjat e ndërhyrjes ruse”, themeluesi i Telegram: Na kërkoi Franca të ndërhynim

Qeveria rumune denoncoi sot një "fushatë të gjerë informacioni të rremë" në mediat sociale, veçanërisht në Telegram, që synonte "ndikimin…

1 hour ago

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në…

1 hour ago

Kryeministri izraelit i hapur për një marrëveshje që do të përfundonte luftën në Gaza, Netanyahu kërkon ‘pakt paqeje’ me kushte

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte sipas tij përfundimin…

2 hours ago