Categories: Uncategorized

Plagosja e 2 personave në Vlorë, policia reagon e zbardh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një i ri dhe një burrë rreth 50-vjeç janë qëlluar mbëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se xhaxha e nip janë qëlluar me breshëri nga një makinë.

Burimet bëjnë me dije se dy shtetasit e lënduar janë Roland Cepaj dhe Niko Capaj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother…

21 minutes ago

Nga fronëzimi i Papës në tryezën ekonomike, J.D. Vance, Meloni dhe Von der Leyen bisedime në Romë për rifillimin e negociatave tregtare BE-SHBA

Të dielën, në Romë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von…

32 minutes ago

Kievi ngre alarmin: Rusia planifikon të lëshojë sot një raketë balistike ndërkontinentale

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të kryejë një lançim të një rakete balistike…

41 minutes ago

Festoi 43-vjetorin e lindjes, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani publikon foton familjare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 43-të. Ajo ka marrë urime të…

1 hour ago

“S’kam detyruar askënd”, u zgjodh më i votuari në Tiranë, flet për herë të parë Blendi Gonxhja: Nuk u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpia

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi…

1 hour ago

Tërmete edhe në Maqedoninë e Veriut, ndihen në Ohër dhe Strugë

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete. Epiqendrat…

1 hour ago