Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë arrest me burg shtetasin Hasan Isufi i dyshuar për plagosjen e Gëzim Bici dy ditë më parë në Shkodër.
Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi “arrest me burg”, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj. I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa me përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes.
Ngjarja
Është zbardhur ngjarja e ndodhur gjatë pak ditë më parë në Shkodër, ku mbeti i plagosur shtetasi Gëzim Bici. Burime bëjnë me dije se autori është Hasan Isufi, me precedentë penalë të mëpashëm, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi H. I., i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin. Autori, me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit. Vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.
Falë reagimit në kohë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lidhje me një konflikt që po ndodhte te Ura e Bunës dhe për pasojë ishte plagosur një shtetas, u bë e mundur që në kohë rekord të kapej dhe të shoqërohej në Polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. I., alias B. I., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas, për motive pronësie, plagosi me armë zjarri shtetasin G. B, 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për gjetjen e armës, pasi dyshohet se autori, pas plagosjes, mund ta ketë hedhur armën në lumin Buna. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…