Categories: Uncategorized

Plagosi 34-vjeçarin por u lirua 3 ditë më parë, kush ishte shenjestra e atentatit në Vlorë

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku janë lënduar me armë zjarri dy shtetas.

Në shënjestër të atentatit dyshohet se ka qënë Nikollaq Cepaj (Taullaraj) ku për pasojë është plagosur edhe një person tjetër, 28-vjeçari Roland Cepaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orë 18:00 në një lokal në rrugën Transballkanike.

Por kush është shënjestra e këtij atentati, Nikollaq Cepaj?

Ai është arrestuar në 2018 për ‘plagosje të rëndë me dashje’ pasi më 16 maj brenda ambienteve të një lokali në Vlorë plagosi me armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj 34-vjeç.

Nikollaq Cepaj (Taullaraj)
Çfarë njoftonte policia për arrestimin e tij:

Kapet autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit, ndodhur në lagjen ”Pavarësia”, 3 javë më parë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës dhe hetimeve intensive me qëllim kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë krime ndaj personit, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin E.L.(D), 34 vjeç.

Është sekuetruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen,1 automjet tip BMë X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal”.

Policia e Vlorës pasi kishte identifikuar autorët e plagosjes një ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, shpalli në kërkim autorët dhe arrestoi vetë të dëmtuarin Eraldo Lazaj, nga Llakatundi.

“Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe. Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar,Eraldo.L (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë së Vlorës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se bëhet fjalë për pazare droge, por gjithçka do të zbulohet nga hetimet policore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo Lazaj.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother…

4 minutes ago

Nga fronëzimi i Papës në tryezën ekonomike, J.D. Vance, Meloni dhe Von der Leyen bisedime në Romë për rifillimin e negociatave tregtare BE-SHBA

Të dielën, në Romë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von…

15 minutes ago

Kievi ngre alarmin: Rusia planifikon të lëshojë sot një raketë balistike ndërkontinentale

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të kryejë një lançim të një rakete balistike…

24 minutes ago

Festoi 43-vjetorin e lindjes, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani publikon foton familjare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 43-të. Ajo ka marrë urime të…

51 minutes ago

“S’kam detyruar askënd”, u zgjodh më i votuari në Tiranë, flet për herë të parë Blendi Gonxhja: Nuk u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpia

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi…

1 hour ago

Tërmete edhe në Maqedoninë e Veriut, ndihen në Ohër dhe Strugë

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete. Epiqendrat…

1 hour ago