Mbrëmjen e të dielës, 17 maj dy të rinj u plagosën në Mamurras duke shkaktuar panik në zonë.
Ditëne sotme janë vënë në pranga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve.
None found
Në pranga janë vënë dy kushërinjtë, shtetasit N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin ndërkohë që autori akoma nuk është arrestuar.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z”, njofton policia.
NJOFTIMI
Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht:
-N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.
Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…
Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të…
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit ka shpërndarë foton me banerin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, e…