Nga një aksion i gjerë i policisë së Katanias, ka çuar në pranga 22 persona, ndërsa urdhër-arrestet ishin lëshuar për 23 persona, por njëri prej tyre ndërroi jetë kohët e fundit.
Ata janë hetuar në kuadër të një operacioni antimafia i koduar “The King”, nga të cilët 15 janë lënë në burg.
Ata akuzohen për krijimin e një organizate kriminale me synim trafikimin e drogës, atë të armëve si dhe zhvatje në rrethana rënduese. Disa prej të akuzuarve ishin të mitur në periudhën kur kanë ndodhur krimet.
Hetimet e nisura në vitin 2017 dhe të mbyllura së fundmi, përfshirë edhe deklaratat e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë, kanë lejuar të mbledhin prova në lidhje me ekzistencën e grupit me qëllime kriminale drejtuar nga Sebastiano Mario Di Stefano.
Megjithëse ishte vendosur në arrest shtëpiak, ai kishte zgjeruar tregtinë e drogës para shtëpisë së tij që ndodhet në qendrën historike të Adrano.
Di Stefano e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë logjistike të organizatës dhe vendin e mbajtjes jo vetëm të drogës por edhe të të ardhurave të paligjshme dhe të armëve. Më 24 maj të vitit 2018, policia i gjeti një armë si dhe një 1 kg marijuanë dhe 30 gram kokainë, shkruan panorama.
Gjatë hetimeve, u zbulua se vetë Di Stefano e quante veten “mbreti i marihuanës”, nga edhe mori emrin operacioni. Bazuar në shitjet dhe dërgesat e regjistruara, vlerësohej që sheshi i dyqaneve kishte një qarkullim prej rreth 1000 euro në ditë. Midis të arrestuarve shumica italianë, është edhe një shqiptare, Kristina Karaj 22-vjeçe, me banim në Adrano.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…