Categories: Uncategorized

PISTAT/ Ekzekutimi i vëllezërve, lidhja me grabitjen e Rinasit dhe roli në bandat e rrezikshme

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, vijon të ketë si pistë kryesore të hetimeve, atë të prishjes së pazareve të drogës.

Prokuroria dyshon se vëllezërit duke patur në pronësi një servis makinash, vidhnin dhe modifikonin mjete për transportin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Ata u jepnin garanci porositësve se droga nuk do të zbulohej nga policia. Por, hetuesit dyshojnë se gjatë kalimit të një ngarkesë shumë të madhe droge, skaneri në doganë, e ka zbuluar atë.

Kjo ka bërë që mes vëllezërve dhe porositësve të nisin përplasjet.
Këta të fundit u kanë kërkuar paratë e mallit të humbur.

Duket se një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur nga vëllezërit Haxhija.

Pikërisht ky është një nga arsyet më të forta që dyshohet se ka sjellë vrasjen e vëllezërve, pasditen e 27 prillit.

Mesazhet në telefonin e vëllezërve Haxhia zbuluan lidhjen me anëtarët e bandës së Admir Murataj që grabiti paratë e Rinasit në vitin 2019.

Nisur nga këto fakte, prokuroria ngre dyshime se Besmir dhe Viktor Haxhiaj kanë strehuar një nga anëtarët e bandës në fjalë.

Burimet për ABC Neës thonë se Besmir Haxhia kishte njohje të vjetra me Admir Muratajn, shoqëri që kishte nisur që në Greqi.

Haxhia ka qenë në këtë shtet për trafik droge dhe njihej me emrin Pëllumb Rusi.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan pasditen e 27 prillit teksa lëviznin me makinë.

Drejt tyre u qëllua plot 55 herë, ndërsa policia ra në gjurmët e autorëve nga xhamat e makinës tip “Toyota” të ngelur në vendin e ngjarjes./Abcnews/

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

5 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

34 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

60 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago