Categories: Uncategorized

PISTA/ Prej 3 ditësh asnjë gjurmë, vëllezërit e të rrëmbyerit të dënuar për drogë në Angli

Megjithëse kanë kaluar 3 ditë nga pengmarrja e 49-vjeçarit Jak Prenga, në Kamëz, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij.

Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista paraprake e hetimit për një konflikt të çastit.

Të lidhura

None found

Polica është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, në rrugën “Neë York”, teksa shkonte të kujdesej për to.

Neës 24 shkoi pranë shtëpisë së 49-vjeçarit, në Bathore, por familjarët e tij refuzuan të flasin për kamerat.

Një fqinje, e cila nuk do të identifikohet, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur.

Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.
Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

49-vjeçari Jak Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamëz nga 2 persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë.

Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-krujës./Shqiptarja.com

të fundit

I nxehti djeg Shqipërinë/ Sa pritet të shkojnë temperaturat nesër

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, rrezikojnë zjarre në një pjesë të vendit, kryesisht në…

8 minutes ago

Fetoshi: Qëndrimi i Vuçiqit për Radoiçiqin përbën pranim politik të sulmit në Banjskë

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Milan Radoiçiqin,…

9 minutes ago

Chelsea gati ofertën e re për Granit Xhakën, vlera mund të kalojë 12 milionë euro

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për…

11 minutes ago

Ambasada amerikane këshillon shtetasit e saj të shmangin protestat në bulevard

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të enjte se në kryeqytetin shqiptar po vijojnë protestat e përnatshme përpara…

12 minutes ago

“Çdo goditje e tyre sjell 100 vetë më shumë në shesh”, aktivisti flet për tensionet para Kuvendit: Jemi më të fortë, nuk ndryshojmë çfarëdo që të bëjë policia

Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para Kryeministrisë. Duke komentuar tensionet…

21 minutes ago

“They sprayed me with pepper and the ambulance never arrived,” says Luçiana Kokaj: Detainees were beaten in police vans and have black eyes

Teksa ka nisur grumbullimi për protestën e 33 antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se policia u tregua…

29 minutes ago