Categories: Uncategorized

Pipero zbulon si është njohur me bashkëshorten: Nuk ka qenë e thjeshtë t’a bindja!

Ndryshe nga sa e kemi parë këto muaj, në krye të detyrës për të qënë pranë qytetarëve të infektuar me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero ka folur për familjen e tij.

I ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregoi vështirësitë që ka hasur në jetë. Asgjë nuk ka qenë e lehtë, ku i është dashur që të bëjë edhe punë jashtë profesionit.

Të lidhura

None found

Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar dhe më pas është transferuar në Vorë, ku ka nisur të punojë që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen.

Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare, nisi punë në fabrikën e tullave. Për disa vite rresht Pipero ka qënë punëtor i rregullt i turnit të tretë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, është i martuar prej vitesh me bashkëshorten Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Genarda dhe djalit Marios.

Pipero zbuloi se bashkëshortja e tij menaxhon një kompani farmaceutike, dhe se pa të asgjë nuk do shkonte mirë. Ajo është mbështetja më e madhe.

“Moza menaxhon një kompani farmaceutike të cilën e kemi krijuar shumë herët, por tani për shkak të konkurencës është dobët. Po shkon drejt mbylljes dhe më vjen keq. Ajo bashkë me vëllain tim e kanë menaxhuar.

Ndryshe nga unë, ajo ka mbaruar dy fakultete; Farmaci dhe Drejtësi, por punon si menaxhere. Të gjitha gratë në natyrën e tyre janë të rralla.

Ajo është vlonjate nga Kuçi i Vlorës. Ne skrapalinjtë kemi shumë tradita, shumë zakona dhe ajo i ka përballuar me shumë kujdes, sidomos ardhjen e shumë miqve, ndënjtja në shtëpi, pavarësisht kushteve.

Ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, por më ka qëndruar edhe mua mbi kokë dhe në krah për t’u bërë sot Pëllumbi që është sot i mirë. Ajo ma ka shtruar, ma ka bërë të lehtë të gjithë jetën që unë të jem më shumë i njerëzve, i qytetarëve sesa i familjes”, tha Pipero.

Po kështu ai zbuloi se si është njohur me bashkëshorten e tij, dhe që rezuloi dashuri me shikim të parë. “Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për Infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën.

Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët. I ati punonte në Spitalin Ushtarak dhe ajo ishte shumë e lidhur me atë. Pa lejen e tij ishte e pamundur të komunikoje. Ai gjurmoi të dhënat e mia dhe dola me biografi të pastër”.

të fundit

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

21 seconds ago

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

16 minutes ago

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…

16 minutes ago

Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret e së majtës socialdemokrate në Francë me mbi 66% të votave

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

19 minutes ago

Manchester City triumfon 0-3 në Anfield dhe ruan ecurinë pa humbje

Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier.“Qytetarët” zhvilluan…

24 minutes ago

Crisis Management Center coordinated the safe evacuation of two foreigners from the Piribeg area

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

25 minutes ago