“Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital…”
Shifrat në rritje me Covid-19 si edhe situata e pandemisë në vend pas hapjes, ishin në fokus të bisedës në emisionin “Kjo Javë” me mjekun e njohur infeksionist, Pëllumb Pipero.
None found
Pipero e vlerësoi shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrimeve në spital të të prekurve me Covid 19.
“Situata ka disa indikatorë. Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda. Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese.
Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital. Pra, në raport me pritshmërinë numrat e shtrimit janë të shtuar dhe kjo është shqetësuese.
Ndaj dhe është e rëndësishme t’ju kujtojmë qytetarëve se epidemia nuk ka përfunduar, virusi nuk është zhdukur, vijon qarkullon dhe është thelbërsore të vijojmë të kemi kujdes, madje për një kohë të gjatë, sa kohë që virusi qarkullon, nuk kemi vaksinë dhe celësi i suksesit është distanca dhe maska”, u shpreh Pipero.
“Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta , por ato janë të papastra.
Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart.
Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën,”- theksoi Pipero.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…