Categories: Uncategorized

Pipero: Nuk besoj të ketë valë të dytë të COVID-19!

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit.

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

Kujtojmë se mes tyre nga më të bujshmet janë deklaratat e Sazan Gurit dhe Alfred Çakos.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh.

Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje. Situata është botërore.

Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Pëllumb Pipero tha se nuk beson se do të ketë një valë të dytë të Covid-19. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator.

Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë.

Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ai.

Megjithatë, Pipero theksoi se Covid-19 do të vijojë të jetë aktiv për disa kohë. “Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje”, tha ai.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago