Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero, ka një mesazh për të gjithë qytetarët në betejën me koronavirusin.
Ai ndan disa fotografi me kolegëtt teksa shkruan, se si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavionet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë.
“Këta mjekë e infermiere janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpakë, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shume të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi.
Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin.
Së bashku do e fitojmë këtë beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentet mikrobike, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojmë!”, shkruan Pipero
Javi Guerra është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Milanit. Mesfushori 22-vjeçar që momentalisht luan me Valencia në LaLiga,…
Nico Williams duket se ka vendosur për të ardhmen. Duket se ylli i Spanjës do të jetë futbollisti më i…
Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur…
Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin,…
Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të publikojnë pamje të reja të sulmit të para dy ditëve në disa caqe ushtarake…
Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në News24, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës…