I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, tha se situata e koronavirusit në vendin tonë është nën kontroll, dhe se Shqipëria prej 2-3 javësh e ka kaluar pikun.
Pipero: Pandemia tek ne ka pasur dhe ka një ecuri të butë, totalisht të kontrollueshme dhe të menaxhueshme, e kësisoj na lejon të jemi optimist për të mundësuar hapjen graduale të vendit.
Hila: Janë mbi 700 të infektuar, a nuk është e frikshme që këta njerëz do të vazhdojnë të infektojnë të tjerë?
Pipero: Jo të gjithë janë pozitiv aktivë, ata që janë pozitiv janë shumë herë më pak të rrezikshëm, sesa një që është pozitiv dhe nuk e di, sepse ai mund tua transmetojë të tjerëve. Nga 700 e ca raste, më shumë se 400 e ca janë shëruar tanimë.
Kjo lloj shifre nuk na tremb, kjo shifër na dëshmon që virusi është këtu, masat janë adekuade, strategjia është adekuade, e kemi kaluar prej 2-3 javësh pikun e epidemisë.
Sipas studiuesve, piku është kur numri i rasteve pozitive shkon paralelisht me numri ne të shtruarve në spitale. Të gjithë treguesit rikonfirmojnë, se ecuria e epidemisë është nën kontroll, e menaxhuar, edhe referuar masave të qeverisë, dhe respektimit të rregullave të qytetarëve, dhe me këmbënguljen tonë, shkruan ora news.
Freskida Miloti: Të gjithë jemi pro lehtësimit të masave, por personat simptomatikë, vijojnë të infektojnë, a kemi rrezik të kemi të papritura, një përkeqësim të situatës?
Pipero: Dua ta ritheksoj, se lehtësimi i masave, në mënyrë graduale, është i arsyeshëm, dhe i nevojshëm, në disa aspekte, në aspektin psikologjik.
Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…
Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…