Këto fotografi nuk janë shkrepur në vitet 90’, e as në ndonjë zonë të shkretë ku nuk ka njerëz. Fotografitë dhe planet e filmuara nga kamera e televizionit Klan, janë marrë në mes të ditës në vendet më të frekuentuara të kryeqytetit tonë, në një realitet të cilin ne e jetojmë përditë.
Në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë në datën 22 Korrik të vitit 2014, pikat e karburantit brenda qytetit duhet të respektojnë një distancë prej 30 metrash nga pompa e shpërndarjes së naftës, deri te perimetri i godinave publike apo ndërtesave të tjera ku qëndrojnë më shumë se 50 persona.
“Siç shihet mbrapa meje, kjo pikë karburanti në mes të kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut nuk e ka respektuar këtë distancë duke përbërë një rrezik për komunitetin që jeton këtu pranë”, raporton gazetarja.
Gëzim Hoxha, ekspert për çështjet e zjarrit dhe sigurisë rrugore, thotë në një intervistë për televizionin Klan se depozitat e karburantit, e sidomos ato të cilat kanë në përmbajtje të tyre gaz dhe benzinë kanë rrezikshmëri të lartë nëse ndodh një incident apo shpërthim. Ai thotë se duhet respektuar patjetër distance e vendosur në ligj, si një normë që është e matur nga teknikët për të amortizuar rrezikun në banorët e zonës.
“Këtu ndodhemi në rrugën “Myslym Shyri”. Karburanti mbrapa meje është shumë afër me dy pallate në këtë rrugë. Distanca nga perimetri i tyre nuk kalon as 10 metrat”, raporton gazetarja.
Por këto nuk janë dy raste të izoluara në kryeqytet. Afër ministrisë së Punëve të Jashtme, në kthesën e njohur si “Brryli”, ndodhet kjo pikë karburanti, shumë afër me rrugën interurbane dhe me një pallat shumëkatësh.
Një tjetër karburant afër me zonat e banuara është edhe kjo pikë afër zonës “Ali Demi”. Edhe këtu nuk janë respektuar distancat e vendosura me vendimin e qeverisë të vitit 2014.
“Pika mbrapa meje është shumë afër sheshit Avni Rustemi. Jo vetëm që është afër me zonat e banuara, por pothuajse është ngjitur me rrugën ku kalojnë automjetet”, raporton gazetarja.
Për këtë pikë karburanti, janë hequr barrierat e korsisë së biçikletave, në mënyrë që makinat të hyjnë dhe të furnizohen. Lejimi i pikave të karburantit afër korsive të biçikletave është specifikisht i ndaluar nga Vendimi i qeverisë.
Ekspertët rrugorë thonë se distanca prej jo më pak se 6 metra nga pompa për në rrugët urbane dhe lokale duhet respektuar, përndryshe stacioni i karburantit është burim aksidenti.
Pjesa më e madhe e pikave të karburantit në kryeqytet i i kanë respektuar këto norma, duke përbërë një rrezik për komunitetin që banon përreth tyre. Të vetmin lëshim që bën vendimi i qeverisë është te distanca nga kryqëzimet rrugore, e cila mund të jetë dhe më e ulët.
Licencimi i pikave të karburantit brenda qytetit bëhet nga bashkia, e cila e miraton atë në bazë të një vërtetimi teknik që jep Instituti i Shëndetit Publik.
Në bazë të vendimit të procedurave dhe kushteve për dhënien e licencave të tregtimit të naftës e nënprodukteve të saj, vërtetimi për përmbushjen e këtyre kushteve rinovohet çdo vit, ndërsa autorizimi për hyrje-daljet në rrugë jepet nga enti që merret me rrugët sipas zonës, në këtë rast njësia vendore./tvklan
Belind Këllliçi ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme, Policisë dhe Task-Forcës…
Edhe përgjatë ditës së shtunë në vendin tonë do të ketë mt të paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë…
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga qeveria Rama këtë të premte për faljen e gjobave dhe…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka afishuar pasditen e kësaj të premte numrin e telefonit për…
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, dyshja Egli Tako dhe Gjesti kishin nisur të përfliteshin si një çift i…
Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision ndër vite, kanë nënshkruar një…