Categories: Uncategorized

Pezullohen nga detyra 7 efektivë policie, ku gabuan “blutë”

Janë pëzulluar nga detyra 7 efektivë policie të cilët dyshohen se kanë abuzuar me detyrën.

Sipas SHÇBA, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat( SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, efektivert e policise u zbuluan pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale.

Të lidhura

None found

“Ata dyshohet se duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”- njofton MB.

“Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike”- theksohet ne njoftim.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara, Gjykata e Krujës caktoi masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për:

– Xh.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme;

– S.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– M.C., Ndihmës/specialist për Rendin;

– N.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– K.D., Ndihmës/specialist për Rendin;

– D.S., Ndihmës/specialist për Rendin;

– F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

të fundit

Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani me synimin për të tejkaluar suksesin e parë

Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…

5 hours ago

Protester accuses FNSH officers of hitting him with stones and spraying gas in his eyes: I will return to demand my rights

Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…

5 hours ago

45-year-old wounded by gunfire in Shkozë; suspected perpetrator identified and wanted by police

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…

5 hours ago

“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”/ Elvana Gjata thirrje kundrejt protestuesve: Protesto, bashkohu në protestë por mos shkatërro

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…

5 hours ago

Ajeti shënon ndaj Crvena Zvezdës, Lugano fiton pas përmbysjes së madhe

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…

5 hours ago

Guler ndryshoi ritmin, ndërsa “rebelimi i organizuar” i Mourinhos i dha Realit përmbysjen ndaj Romës

Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…

5 hours ago