Categories: Uncategorized

Pesë të arrestuar në Durrës e katër në hetim, çfarë deklaroi policia

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona si dhe ka vënë nën hetim katër të tjerë.

Policia jep detaje për arrestimet e kryera për vepra të ndryshme penale, që nga shkelja e rregullave anti covid, për shkelje të rregullave të qarkullimit, për krime mjedisore etj.

Njoftimi
Shërbimet e Stacionit të Policisë në Manzë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u procedua penalisht pronari i subjektit, shtetasi E. M., 30 vjeç, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë të lartë, duke prishur qetësinë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. S., 36 vjeç dhe R. B., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në Krastë, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një furrë gëlqereje.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

F. S., 64 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në Krastë, Krujë, duke djegur mbetje drusore në një gropë gëlqereje.

A. C., 37 vjeç dhe T. F., 30 vjeç, banues në Sukth dhe Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në fshatin Ishëm, Durrës, duke transportuar 3m³ lëndë drusore, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit maroken:

A. A., 23 vjeç, dhe L. A., 39 vjeç, pasi më datë 12.09.2020, në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Martin Camaj”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetet “Volvo” dhe “Hyundai”, për pasojë është lënduar pasagjerja e mjetit “Volvo”, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besintarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

8 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

15 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

43 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago