Categories: Uncategorized

Pesë pyetjet drejtuar OSBE-ODHIR, Artan Fuga: Të pagjetura!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me pyetjet e dërguara OSBE-ODHIR ku thotë se pyetjet janë teorike.

Ai shton se pyetjet janë të pagjetura, duke shtuar se si listat e mbyllura edhe listat e hapura OSBE–ODHIR do t’i quajë demokratike.

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë

E qartë, përgjigja e OSBE – ODHIR, çfarë do thotë ? Bëni duel me shpata këtu para Presidencës? Do të thotë po qe se nuk merreni vesh, atje në Kuvend dhe pikë! Pyetje të pagjetura!

Pesë pyetje me përgjigje brenda dërguar OSBE-ODHIR

Nga Këshilli Politik iu drejtuan disa pyetje OSBE-ODHIR për të zgjidhur krizën për Kodin elektoral. M’u dukën si pyetje teorike. Aq më shumë me përgjigjen brenda dhe që nuk sjellin asgjë.

Dihet pak a shumë përgjigja, nëse ata atje siç bën ndonjëherë pedagogu kur pyetjet janë fare kot dhe bën sikur nuk i ka venë re dhe as u përgjigjet fare.

Paradoksalisht them se do të përgjigjet kështu:

Pyetja e parë: A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes të mandateve?

Pse si do të thotë OSBE – ODHIR që Kodi aktual që ka qenë në fuqi dhe vazhdon aktualisht të jetë në fuqi është kundër standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike?

A mund të thotë që formula e koalicioneve aktualisht dhe e shpërndarjes të mandateve nuk është demokratike? Nuk e thotë dot sepse OSBE – ODHIR e ka certifikuar atë. Me këtë formulë janë bërë zgjedhjet derimëtani. Pra, përgjigja dihet. Po, demokratike janë, qoftë edhe minimalisht !

Problemi nuk është fare këtu. Problemi është nëse janë ndryshimet e propozuara dhe që PS dëshiron t’i imponojë ato të duhurat, si duket, a janë ato që duhen, a janë demokratike apo jo ?

Pyetja e dytë: A i lejojnë listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a eshte në përputhje me standardet e OSBE-ODHIR ?

Edhe listat e mbyllura edhe listat e hapura OSBE – ODHIR do t’i quajë demokratike sigurisht. Sepse shembujt në botë janë si t’i duash. Pastaj në Shqipëri me lista të mbyllura janë bërë. Cdo hapje do thotë është pozitive, por edhe të mbyllura demokratike janë. Si do thotë ndryshe ?

Pyetja e tretë : A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve ?

Në mënyrë të njëanëshme nuk është mirë, por nga ana tjetër ka një Kuvend që funksionon me anën e një shumice të caktuar për Kodin elektoral. Sa kohë që OSBE – ODHIR e pranon atë Kuvend, sigurisht do të pranojë edhe vendimin e tij. Pyetja e ka përgjigjen brenda.

Pyetja e katërt: A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarede OSB ndryshimi i njeanshem i rregullave shume afer zgjedhjeve ?

Sigurisht që nuk është e mirë, do të thotë OSBE – ODHIR, por ju a jeni në Këshillin Politik? Prania juaj atje edhe tani atje ka qenë dakordësia për t’i debatuar tani këto çështje se gjatë verës ishit me pushime. Cfarë kërkoni nga ne?

Së pesti: Ne kushtet e mosdakordësisë cila eshte zgjidhja në përputhje me standardet e OSB për zgjedhjet demokratike ?

E qartë, përgjigja e OSBE – ODHIR, çfarë do thotë? Bëni duel me shpata këtu para Presidencës? Do të thotë po qe se nuk merreni vesh, atje në Kuvend dhe pikë! Pyetje të pagjetura!

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago