Categories: Uncategorized

Përse nuk shfaqet coronavirusi në Shqipëri? Mjekët e shpjegojnë me klimën dhe imunitetin

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Autoritetet Shëndetësore thonë se kanë testuar 50 raste të dyshuara, por që kanë rezultuar negative. Por, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nga Italia fqinje, e cila është kthyer në vatrën e epidemisë për të gjithë Europën na vijnë çdo ditë 18 mijë udhëtarë.

Ka shpjegime që për shkak të kushteve klimatike, pasi ne jemi më ngrohtë, ne kemi shumë mikroorganizma gjatë gjithë vitit dhe kemi një imunitet më të fortë në momentin që shfaqen organizma të reja. Por në fakt nuk është prekur rajoni sepse edhe Greqia dhe Maqedonia nuk kanë shpërthime komunitare por kanë raste të importuara.

Në fakt nuk rezultojnë të jenë prekur nga Covid-19, sipas burimeve zyrtare përveç Shqipërisë, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Por, të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë të prekurve nuk shfaqin simptoma, ndërkohë që në Kinë raportohet se kanë qarkulluar dy viruse. Njëri tepër agresiv, pra me simptoma të rënda dhe një tjetër me simptoma më të lehta, por që kishte probabilitete më të lartë që të përhapej më shumë.

Ekspertët kanë vlerësuar se virusi ka strukturë të ngjashme me atë të HIV AIDS ndaj kundër tij po përdoren këto medikamente.

“Po përdoren antiretrovirale dhe së fundmi antimalarike. Këto janë përdorur në Kinë dhe po përdoren edhe në Itali”, shprehet Andi Korraqi.

Në vendin tonë ka dyshime se virusi nuk kapet pasi në testojmë shumë pak raste. Janë testuar gjithsej 50 raste, ndërkohë testohen vetëm ata të cilët vijnë nga vendet e prekura dhe shfaqin simptoma në pikat tona kufitare.
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë dyshimet se në laborator testohen pak raste për shkak të mungesës së kiteve. Ata thonë se ka kite mjaftueshëm për çdo skenar të mundshëm./TCH

të fundit

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

17 minutes ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

41 minutes ago

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

51 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

1 hour ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

2 hours ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

2 hours ago