Categories: Uncategorized

Përplasje në Kuvend për tenderat, Lleshaj kapet me Murrizin

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur edhe një shkëmbim replikash mes kryetarit të grupit demokrat Myslym Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj.

I ashpër ka qenë deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, i cili denoncoi publikisht një tender që ishte kryer nga Ministria e Brendshme për veshjet, në kohë pandemie.
Murrizi tha se bëhet fjalë për një tender me vlerë 23 milionë euro, që sipas tij u shkurtuan njësitë e artikujve dhe jo shifra e tij. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë në lidhje me këto abuzime sipas tij.

Myslym Murrizi: Amnistia nuk besoj se ka të bëjë me ca të bardhë e ca të zinj. Sado të që të jepni masa ndaj bizneseve, sado të hiqni muzikën, është propagandë boshe, Jam dakord për një fushatë sensibilizuese për rrezikun që kanoset ndaj qytetarëve, Gjobat se largojnë COVID. Jo të gjithë kanë miliona dhe që kanë përfituar nga ky covid, si tenderxhinjtë. 200 mijë familje fermerësh në Shqipëri sa lekë kanë marrë? Më thoni. I dhatë ndonjë lekë, edhe pse prodhimet e tyre u groposën kanaleve?! Kujt ia dhatë lekët. Babëzia në këtë kohë pandemie nuk u ndal. Kam një tender të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat. Vlerën nuk ia ulët, por sasinë e produkteve po. 89 mijë njësi artikuj më pak. Jo të gjithë në këtë sallë, edhe nga PS, janë njëlloj të përlyer në paratë publike. Pasi ka të ndershëm. Ftoj SPAK që të merret me hajdutët që i janë herrur sytë në këtë kohë kolere

Ministri Sandër Lleshaj në anën tjetër fton deputetin e opozitës të trokasi në prokurori, duke refuzuar të merret me këtë çështje.

Sandër Lleshaj: Zoti Murrizi po të ishit mjaftuar me pjesën e dytë të fjalës suaj do të isha dakord që të merreshin prokurorët, por ju e bëtë vetë prokurorin në fillim. Nuk i di ato që thatë se nuk merrem me shifra, tendera dhe firma, apo sozi. Po do ju ftoja të shkoni të trokisni atje te prokuroria dhe kështu zgjidhet puna dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin. Unë refuzoj të merrem me këtë dhe sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar që të gjejë edhe një nanogram lidhje mes atyre pisllëqeve që përmende dhe figurës time. Nuk ka lidhje, ju sfidoj të trokisni në prokurori.

Në një kundërpërgjigje të ashpër, Murrizi i drejtohet Ministrit Lleshaj duke i thënë:

“Zoti Lleshi, nuk thashë që keni firmosur ju tendera, e si që nuk ju pyesin, unë e di kush është shefi juaj i tenderave te ministrinë tate, por unë guxoj dhe flas, ty nuk e di kush ta ka kafshuar gjuhën. Jam i qartë që nuk besoj të ketë trokitur ndonjë kokërr leku në xhepin tat, flasin shumë që ti je në gjumë kur vijnë paratë në ministri. Ju jeni kryetar i komisionit të tenderave në ministri? Jo, pra jo,mos m’i ngir supet se po të kem gjë për ty nuk më dridhen leqet e këmbëve ta them në sy”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago