Categories: Uncategorized

Përplasen live vëlla e motër: Gratë t’i gjente babai, nuk ke asnjë të drejtë në shtëpi

Një 47-vjeçar që u bë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan dhe që kërkon të drejtën e shtëpisë së tij, është përballur me motrën në një lidhje direkte me telefon nga studio, nga ku nisi dhe përplasja mes tyre.

Sipas 47-vjeçarit, atij i është bërë padrejtësi sepse prindërit i kanë dhuruar shtëpinë të motrës ndërkohë që ai ka kontribuar dhe ka pjesë.

Ndërsa sipas motrës, ai nuk ka kontribuar për shtëpinë dhe se banesa i takon asaj sepse është vajza e shtëpisë që kujdeset për prindërit.

Motra: Unë jam çupa e shtëpisë faktikisht, nëna dhe babai kanë 6 kalamaj, të gjithë janë të martuar dhe kanë parë jetën e tyre, unë jam në shtëpi beqare, i jam përkushtuar prindërve. Prindërit kanë 10 vite që e kanë lënë me dëshirën e tyre që shtëpitë më takojnë mua edhe kanë qenë bashkëpronarë të dy edhe mami edhe babai.

Me dëshirën e tyre kemi shkuar tek noterja dhe kemi firmosur. Shtëpitë janë në emrin tim dhe unë shtëpitë zëre se i kam blerë unë vetë me lekët e mia. Ai vëllai ta ketë për turp sepse edhe kur ka qenë beqar në shtëpi, ai nuk punonte.

E kemi rritur unë babai dhe nëna bashkë dhe ai nuk ka qenë i zoti për veten e tij, është martuar 100 herë dhe është ndarë nga gratë. Edhe gratë ja ka gjetur babi dhe ai sot kërkon pjesë shtëpie. Çfarë shtëpie kërkon ai kur nuk ka ngulur një gozhdë në shtëpi.

Pyete sa vjet ka pa parë nënën e babain me sy, çfarë shërbimi i ke bërë atyre me atë grua që ke marrë. Edhe në Amerikë të shkojë, ai nuk i gëzon shtëpitë e babait. Babai ka 6 kalamaj e babi ja ka dhënë njërës, mua. Ai t’i vejë shpatullat punës, të punojë tërë jetën. Unë kam punuar që 13 vjeç dhe kam rritur fëmijët e babait tim.

Vëllai debatoi me të motrën, i cili i thotë që nuk mund t’ja lërë nipit shtëpinë pas vdekjes së saj sepse ajo është dhe shtëpia e tij. Ai gjithashtu shprehet se do t’i vëjë tritolin shtëpisë nëse ndodh kështu./tvklan

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

24 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

32 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

58 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago