Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia ditën e sotme.
Dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar pasi ishin dënuar për dhunë. Madje njëri prej tyre shtetasi A.T, e përndiqte prej 6 muajsh, 34 vjeçaren me iniciale L.B.
Ndërsa katër të tjerët janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Dy prej të arrestuarve e drejtonin mjetin pas leje drejtimi ndërsa shtetasi me iniciale A.H, është arrestuar pasi ka aksidentuar me pasoje vdekjeje, një shtetas ende të pa identifikuar.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. B., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. T., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit, Kombinat, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l;
A. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Vaqarr, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar (endacak);
F. B., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. M., 38 vjeç, pasi në Mëzez, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…