Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi përndiqte një vajzë të mitur.dhuna-ndaj-grave
Në prangat e Policisë ka rënë po ashtu edhe babai i së miturës, Astrit Kushi, pasi akuzohet se me ndihmën e dy personave të tjerë ka mbajtur peng për disa orë 18-vjeçarin që i përndiqte vajzën.
Më vonë, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë bërë edhe arrestimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur.
Burime nga Policia e Elbasanit thanë se janë arrestuar si bashkëpunëtorë në pengmarrje edhe Oliger Kushi e Gent Sharra. Ata, bashkë me babanë e vajzës së mitur, i kanë hequr për disa orë lirinë 18-vjeçait Luka Haxhiu.
Mësohet se Astrit Kushi, punonjës i Burgut të Peqinit, dhe dy personat e tjerë e kanë marrë adoleshentin në automjet dhe e kanë dhunuar pranë lumit Shkumbin. Sipas Policisë, 18-vjeçari Haxhiu rezultoi se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 14-vjeçares.
Për rrjedhojë, babai i vajzës dhe dy personat e tjerë e kanë marrë duke e keqtrajtuar për disa orë. “Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari. Gjithashtu arrestohet edhe babai i së miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit”, tha zyrtarisht Policia e Elbasanit.
Më tej sqaroi se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Astrit Kushi, 49 vjeç dhe Luka Haxhiu, 18 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e më pas u arrestuan edhe shtetasit Gent Sharra, 46 vjeç, dhe Oliger Kushi, 20 vjeç, banues në Elbasan.
Policia tha se arrestimi i shtetasit Luka Haxhiu u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.
Ndërsa arrestimi i shtetasit Astrit Kushi (i ati i vajzës) dhe dy personave të tjerë u bë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, ditën e martë dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit Luka Haxhiu dhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…