Categories: Uncategorized

Përkeqësohet situata në spitalet COVID, si u zgjerua sot vatra e infeksionit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë dhe janë konfirmuar pozitivë 154 persona.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Të lidhura

None found

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shendetesise.

Njoftimi i plotë:

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
I shprehim ngushëllimët familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.
Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)
Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142
Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

të fundit

Abdixhiku kërkon qetësi dhe durim përballë thirrjeve për largimin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

28 minutes ago

Granit Xhaka shmang krahasimet, edhe pse shumë emra të mëdhenj e quajnë më të mirin në historinë e Zvicrës

Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike.Kapiteni…

31 minutes ago

Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime…

36 minutes ago

Rriten përplasjet në LDK, shtohen kërkesat që Abdixhiku të largohet

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

39 minutes ago

Extreme heat weakens nuclear power / France forced to shut down the “Golfech 2” reactor

Anticikloni afrikan nuk po i jep asnjë moment qetësie Evropës me nxehtësinë e tejskajshme që vazhdon të mbërthejë të gjithë…

41 minutes ago

Rubio reassures the international community: Iran will not be allowed to impose fees on ships passing through the Strait of Hormuz

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të jetë në gjendje të vendosë taksa në…

42 minutes ago