Numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi po rritet ndjeshëm në shumë vende të botës. E pikërisht, në një situatë të vështirë, Izraeli duket se ka përveshur mëngët për vaksinën.
Madje zyrtarët kanë thënë se kanë arritur rezultate shkencore që mund të çojnë në krijimin në një kohë shumë të shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit.
Në ditët e shkuara, në mbretërinë e bashkuar, kryeministri Boris Johnson kishte njoftuar një investim prej 46 milionë stërlinash për tu përdorur në kërkime. Shkencëtarët izraelitë ndërkohë po punojnë për një produkt derivat të një vaksine ekzistuese kundër koronavirusit që godet bagëtitë. Mekanizmi i infeksionit të përdorur në të dy viruset duket se është i njëjtë dhe pikërisht ky zbulim, rrit mundësinë e pasjes së një vaksine për njerëzit në një kohë të shkurtër. Pas modifikimeve të nevojshme gjenetike për të adaptuar Covid-19, kërkuesit tani janë në pritje të miratimeve të sigurisë për të vazhduar me testimet dhe prodhimin.
Për OBSH, janë gjithsej 20 prototipe të studimit. Ndërsa për sa i takon kohëzgjatjes, thuhet se do të duhet 1 deri në 2 vjet për fazën përfundimtare të zhvillimit të një vaksine, pavarësisht se shumë çka varet nga momenti në të cilën bëhet e disponueshme harta gjenetike e virusit.
Në rastin e sarsCov2, kjo është bërë e disponueshme menjëherë nga kina dhe më pas virusi i ri edhe është izoluar në Itali. Kjo do të thotë se është filluar shumë shpejt puna për një vaksinë dhe disa prototipe mund të hyjnë në fazën e testeve klinike mbi njeriun, në pak muaj. Sidoqoftë, prodhimi në masë do të kërkojë më shumë kohë dhe do të ketë kosto të tjera.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…