Categories: Uncategorized

Përgjimet e reja të “Zogut të Tiranës” me biznesmenin e peshkut: Do bëhesh gati për sonte?

Përgjime të reja kanë dalë nga procesi i hetimit të Hermes Nikajt njohur ndryshe dhe si “Zogu I Tianës” ku mes të tjerash figuron edhe një bisedë e tij me pronarin e një restoranti të njohur peshku në kryeqytetet I identifiikuar me emrin “Turi”.

Në përgjimet e zbardhura së fundmi nga Shqiptartja.com rezulton se Nikaj flet në mënyrë të koduar me biznesmenin për të siguruar vajza që mund të ‘punojnë’ për të.

Më poshtë do vijoni lexoni bisedat e plota të përgjuara nga prokuroria e Tiranës me pronarin e restorantit të peshkut:

Në datën 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranë, që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”. Të dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare asnjë fjalë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Zogu: Hë zemra
Turi: Hë zemra nga bëhet
Zogu: Hiç të bëfsha
Turi: Mirë mo mirë
Zogu: Donte të punonte kjo tek ty
Turi: Ça të punonte mo vëlla?
Zogu: A e kupton?
Turi: Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto fare.
Zogu: Ok, sa të bëjë e përgjithshmja
Turi: Kur do vish sot
Zogu: Jo sot, nesër ose pasnesër.
Turi: Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem me shpinë e re.
Zogu: A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…

Teksa “Zogu” ka gjetur vajzat ai ka telefonuar të nesërmen biznesmenin “Turi” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë?
Turi: Po
Zogu: Do bëhesh gati për sonte
Turi: Po po, po më në rregull
Zogu: Hajt
Turi: M’rregull
Zogu: Hajt mirë ju gjeça
Turi: Hajt
Zogu: Hajt
Turi: Çao çao, mirë ardhsh
Zogu: Hajt

Pas kësaj bisede Hermes Nikaj është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë së Tiranës, ku Nikaj është i shoqëruar me dy vajza të moshës 20 dhe 30 vjeçe. Hyjnë në hotel që ndodhet pranë “Pazarit të Ri”, dhe pasi qëndrojnë rreth 1 orë e 30 minuta, në 23:15 Hermes Nikaj dhe dy vajzat që e shoqëronin largohen në drejtim të bar “A**” në rrugën “Don Bosko”.

të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale…

8 minutes ago

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…

46 minutes ago

Detaje nga plagosja në Sarandë/ Ja kush është i lënduari (EMRI)

Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…

54 minutes ago

Plagoset një person në Sarandë, detajet e para

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku…

1 hour ago

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Ditën e sotme 6 qershor 2025, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh. Si pasojë e trafikut,…

1 hour ago

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht

Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së…

2 hours ago