Categories: Uncategorized

Përfundojnë pas hekurave nëntë persona në Tiranë, përse akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë: shtetasi R.K pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua një sasi lëndësh narkotike dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshë; shtetasi R. T pasi iu sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike; shtetasi Sh.D për rezistencë ndaj punonjësve të policisë.

Gjihashtu, janë arrestuar dhe 2 shtetas pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe shtetasi I.U pasi ka përplasur mjetin e policisë të tipit “Hyndai”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. K., 59 vjeç, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar heroinë, si dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.

R. T., 26 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. D., 39 vjeç, pasi në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. L., 53 vjeç dhe A. L., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, u kap duke mjetin drejtuar pa lejen përkatëse;

I. U., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, në vendin e quajtur kthesa e Valiasit, ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. (i planëzuar me shërbim), ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

24 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

42 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

50 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

57 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago