Categories: Uncategorized

Përdhunimi i 13 vjeçares, flet babai i vajzës

Ditën e sotme, opinioni publik u shokua nga ngjarja e rëndë ku një 13-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar, krushqi me familjen.

Për këtë rast babai i të miturës, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shprehur para kamerave se njihet me Blerimin, që tashmë është vënë në pranga, por nuk kishte dijeni mbi ngjarjen e ndodhur.

Të lidhura

None found

“Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”- u shpreh ai. I qetë, ai rrëfen se e bija shkonte shpesh në shtëpinë e tij, pasi kishin njohje. Ndër të tjera ai rrëfen se Blerimi, ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, i cili kishte shkuar më pas në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte atë çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”,-ka thënë ndër të tjera i ati.

I pandërgjegjshëm për ngjarjen, mbase nga tronditja ai ka deklaruar se vetë është mirë dhe se nuk e detyron dot të bijën se ku të qëndrojë.

“Unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.

të fundit

Aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike, kontrolle në disa zona

Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…

5 minutes ago

SHBA kryen deportimin e parë të një emigranti në Palau, sipas marrëveshjes mes dy vendeve

Për herë të parë, autoritetet amerikane kanë dërguar një emigrant të deportuar në Palau, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor, në…

11 minutes ago

31-vjeçarja humb jetën në Florida pasi u sulmua nga një aligator 3.7 metra i gjatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 31-vjeçare humbi jetën pas një…

12 minutes ago

Nexhmije Gjema reagon ashpër: Parlamenti Evropian sot e “bëri për pesë pare” Edi Ramën

Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde…

16 minutes ago

The 32nd protest against Edi Rama to be held today, citizens demand the prime minister’s unconditional removal

Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…

18 minutes ago

Copernicus reports a new record for ocean temperatures in June, first half of 2026 among the hottest on record

Muaji qershor shënoi një rekord të ri historik për temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në të gjithë botën, në një situatë…

18 minutes ago