Categories: Uncategorized

Përçahet opozita parlamentare: 3 deputetë gati të firmosin Reformën Zgjedhore

Për disa deputetë të opozitës parlamentare, e vetmja rrugë e Shqipërisë është Bashkimi Europian, ndërsa marrëveshjen mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, është e ngurtë dhe burim konflikti.

Tre deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri janë shprehur pro marrëveshjes, ndonëse deklaruan se nuk janë në Kuvend për të mbështetur Edi Ramën por janë kundër tij.

“Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng. Është i vetmi kusht i plotësuar për hapjen e negociatave”, tha Fatjona Dhimitri.

Nga ana e tij Artur Roshi tha se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave, duke u justifikuar me faktin se ka pasur një kontribut dhe ndërhyrje nga ana e ndërkombëtarëve.

“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten.

Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave. Jemi në një linjë me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën sa i përket listave të hapura, dhe qëndrimet e mija i kam thënë edhe më herët”, tha Roshi./faxweb

të fundit

Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi

Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u…

7 minutes ago

“Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së PD-së”, Noka: Kaloi vijën e kuqe! U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur…

26 minutes ago

“Dyshoj se anëtari i komisionit të Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrësit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me të, më skualifikonte në tendera

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili…

48 minutes ago

Ish-presidenti i Brazilit lë qelinë/ Gjykata: Bolsorano do t’i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t'u larguar nga burgu për t'iu…

52 minutes ago

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët…

1 hour ago

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti…

1 hour ago