Categories: Uncategorized

Pengmarrje në Gramsh? Policia shkon në lokal dhe gjen burrat e rrahur me njëri-tjetrin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh. Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, 2 persona në Gramsh njëri prej të cilëve është shpallur në kërkimn dhe tjetri është arrestuar, pasi prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se është arrestuar 30-vjeçari E.B., dhe shpallet në kërkim një 31-vjeçar me inicialet S.K., si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike. 33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç. Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

të fundit

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

29 minutes ago

SHBA të fokusuar në misionin kundër Venezuelës, bllokadë për Karakasin dhe presion të lartë për Maduron

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcave ushtarake amerikane të përqendrohen vetëm në zbatimin e “karantinës” në Venezuelë, tha një zyrtar…

39 minutes ago

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën…

56 minutes ago

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin…

1 hour ago

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…

2 hours ago

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…

2 hours ago