Categories: Uncategorized

Pedagogu i njohur: Dënimi me 15 vite burg qesharak, vrasësit janë dënuar më pak

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo, ka komentuar në Abc Neës ndryshimet në Kodi Penal, të propozuara nga qeveria, ku parashikohet 15 vjet burg për këdo që thyen karantinën.

Kristo mes të tjerash tha se “kemi rënë në diktaturë e mjekëve”, që sipas tij është diktatura e luftës se padukshme.

“Gjëja e parë është kjo, sa qesharake është dënimi me 15 vjet burg, ku vrasës të bandave shqiptare janë dënuar me shumë pak vite burg dhe shumica e tyre kanë dalë. Dolën nga burgu parakohe”, tha Kristo.

Pjesë nga intervista

Çfarë mendoni për ndryshimet që parashikohen të ndodhin në Kodin Penal? Të gjithë mund të dënohemi.

Unë kam ndenjur pa folur sepse nuk vuaj nga dëshira për protagonizëm të sëmurë. Kam ndenjur pa folur, sepse Situata ishte e tillë se duhet tu linin njerëzve të tjerë të jepnin mendime. Por kam përshtypjen se kemi rënë në diktaturën e mjekëve. Kemi rënë një diktaturë që është më e keqe është diktatura e luftës se padukshme, imagjinare. Kam përshtypjen që jetojmë në një realitet që nuk ekziston. Fola tani se situata ka shkuar atje ku nuk mban më. I vetmi vend në botë që në vend që tu përgjigjemi nevojave të popullatës, në vend që i japin popullit ekonomi, i ofrojmë gjendjen e luftës. Nuk kam folur sepse njerëzit u ekzaltuan shumë, menduan se është kryeministri që po shëron jetët. Jemi si në kohën e Enver Hoxhës, ku thuhej se Enver Hoxha po na bën shkolla etj. Të dyja palët janë bashkë, edhe opozita edhe qeveria, pavarësisht se bëjnë sikur kapen për flokësh janë të dyja palët bashkë, nuk shoh të ketë ndonjë reagim të opozitës, kurse opozitën parlamentare nuk konsideroj fare. Ajo ekziston aty vetëm si patericë.

Ti mendon se opozita nesër në Parlament pavarësisht këtyre zërave kundër do të votojë në mbështetje të ligjeve të propozuara nga mazhoranca?

E para ndryshime në Kodin Penal me procedurë të përshpejtuara nuk mund të ketë. Të gjithë ata që përmendin kushtetutë janë dhunues të kushtetutës. Ku e ka garancinë kryeministri që opozita do votojë ndryshimet që ai kërkon, veçse garancinë mund ta ketë në xhep. Arsye të tjera nuk mund të ketë.

Ky ligj duket se krijon situata hipotetike, që nuk mund të vërtetohet. Kush do të vërtetoje që ka infektuar?

Gjëja e parë është kjo, sa qesharake është dënimi me 15 vjet burg, ku vrasës të bandave shqiptare janë dënuar me shumë pak vite burg dhe shumica e tyre kanë dalë. Dolën nga burgu parakohe, unë e përshëndeta atë masë se është humane. unë për veten time kam ndenjur i mbyllur me javë të tëra. Ne i kemi respektuar edhe pse është një ligj idiot, ky lloj karantinimi është vetëm për personat e sëmurë, nuk mund të karantinash një popull të tërë.

Disa punonjës policie në Filadelfia nxorën me dhunë një person nga autobusi sepse nuk kishte maskë. A nuk mund të zgjidhet kjo çështje nëpëtmjet qytetarisë dhe jo me masa drastike?

Ka shumë njerëz që më përmendin Amerikën, unë të gjithëve ju uroj që të provojnë në kurrizin e vet. Disa njerëz në moshë që papërgjegjshmëria shtetërore i detyron të dalin jashtë, këta njerëz nuk mund të përdorin portalin e qeverisë. Si mund të futet në burg një person 85 vjeç. Nëse do mos investo për drone por për edukimin. Mos investo në video sikur po kap kriminelët, por kur kjo qeveri do ishte kaq efikase pse nuk kap hajdutët e xhepave.

të fundit

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

20 minutes ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

23 minutes ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

37 minutes ago

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…

38 minutes ago

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të…

56 minutes ago

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…

1 hour ago