“Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?”
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” nga fjala e kryeministrit Rama për operacionet OFL.
Bardhi shkruan se të gjithë e dinë se Olsi Rama përdor makinë luksoze dhe ia jep atë herë pas here kryeministrit Rama.
Po ashtu, Bardhi ngre pyetjen se përse nuk bllokohet ky automjet luksoz nga ana e OFL-së.
Postimi i Gazmend Bardhit:
Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…