Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit, Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn për botimin në fletoren zyrtare të një vendimi që sipas tij është marrë nga kreu i KED, Ardian Dvorani.
Lidhur me këtë Meta kaparalajmëruar Gjonajn se duhet të japë dorëheqjen para se sa të mbërrijë në SPAK padia penale ndaj saj për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndërsa Bardhi shprehet se ministrja të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës
None found
Sipas Bardhit, heshtja është pohim ndërsa shton se si i tillë duhet hetuar dhe ndëshkuar.
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.
Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.
Ende pa u mbushur ora nga koha kur presidenti Meta i kërkoi dorëheqjen, ministrja Etilda Gjonaj i është përgjigjur me një postim në Twitter, duke thënë se kreu i shtetit ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij.
Gjonaj shprehet se i vjen mirë që Meta ka zgjedhur më në fund që të ndjekë rrugën institucionale, me padinë e bërë ndaj saj në SPAK.
Ministrja shprehet se është krenare që është pjesë e frontit në Drejtësi, dhe që nuk i trembet aspak përballjes me akuzat në SPAK.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…