Categories: Uncategorized

PD i kërkon llogari Ramës: Sqaro urgjentisht situatën, shto fondet për testet e kronavirusit

Partia Demokratike ka kërkuar nga Rama sqarim për situatën aktuale në vend dhe gjithashtu shtimine fondeve për tampone.

Dr. Mirela Tabaku i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shtojë fondet për tampone, për kite të bërjes së testeve dhe për setet mbrojtëse për stafet mjekësore.

“Sipas njoftimit zyrtar te Ministrisë se Shëndetësisë, ne 24 oret e fundit janë testuar vetëm 27 persona te dyshuar ndërkohë qe vetëm me kodin “korona” kane qene 4468.

Numri i personave qe paraqesin ankesa rritet, numri i te testuarve pakësohet. Çfare po ndodh Mungojne tamponet, mungojnë kitet për t’i analizuar me pas mostrat qe merren?

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda. Rama duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithçka dhe sebashku! Duhet bere çdo gjë sa me pare dhe sa me efikase. Heronjtë tanë te sotëm nuk duhen lene te luftojne vetëm me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.”, tha ajo. /albeu.com/

të fundit

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

20 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

41 minutes ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

54 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

2 hours ago