Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Bardhi tha në “Zonë e Lirë” se nuk dinte se cfare do të bëjë Presidenti dhe se nuk mendonte se dekreti që do firmosë Meta është ai për shpërndarjen e parlamentit. Pozitive sipas Bardhit është moskontestimi i deklaratave të Presidentit nga ambasadat në Tiranë.
None found
“Nga deklaratat publike, presidenti ka njohur se do të firmosë një dekret. Mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarjen e parlamentit, por do ta shohim. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të Presidentit. Se çfarë do të ndodhë atë ditë nuk e kam idenë fare, sepse nuk organizohet nga partitë politike. Unë do të jem atje si qytetar i Republikës së Shqipërisë
Duke folur për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, Bardhi deklaroi se për 2 Marsin nuk ka pasur asnjë qëndrim prej tyre duke shtuar se do t’ informojnë se çfarë ka bërë Rama për të bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“Nuk ka pasur asnjë qëndrim të asnjë ambasade që të ketë kontestuar deklaratat e Presidentit. Ambasadorja e ka një nga tri prioritetet e veta çështjet në Shqipëri që lidhen me aleancën tonë në NATO. Ajo nuk e di që Rama bënte protesta për të bllokuar anëtarësimin tonë në NATO. Kjo është një nga detyrat tona për ta informuar në ditët në vijim.
Është detyrë e jona për ta informuar, por nuk ka asgjë normale në postimin e ambasadores, sa kohë ajo e ka një nga tri prioritetet. Nëse Rama do kishte mbështetje ndërkombëtare, sot do të ishin hapur negociatat. Konfirmoj se asnjë ambasadë apo faktor ndërkombëtar nuk e mbështet Ramën. Nuk gëzon mbështetje” shprehet Bardhi.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…
Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…
Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…