Categories: Uncategorized

PD denoncon: Si u infektuan 86 punonjësit e fasonerisë

Kruja është kthyer në një vatër të rrezikshme për shkak të përhapjes së papritur të Covid-19.

Ish-deputetja e Partisë Demokraike, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediet u shpreh se përkeqësimi i situatës me fasoneritë është dështim i qeverisë.

Sipas saj masa e duhur për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ishte mbyllja e fasonerive dhe mbështetja financiare e bizneseve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit.

Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike.

Brenda pak ditësh, një person i vetëm ka kontaminuar 86 të tjerë, duke na faktuar 3 gjëra të rëndësishme:

Se virusi ka aftësinë të përhapet me shpejtësi
Se fasoneritë, si vend me perqendrim të lartë, janë vendi ideal për përhapjen e virusit.
Se qeveria është përgjegjësja kryesore për situatën e krijuar.
Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qendrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument.

Rezultati i kësaj vendimarrje të gabuar është 86 persona të infektuar me koronavirus vetëm nga një kontakt që punon në një fasoneri në Krujë.

Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara.

Gjobat ndaj bizneseve të fasonerive, që punësojnë rreth 70 mijë gra e vajza është mënyra e gabuar për të menaxhuar situatën. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!

Është e pandershme nga ana e Edi Ramës që përdor dy standarde të ndryshme për të njëjtën situatë. Për sigurinë e vetes, të familjes dhe bashkëpunëtoreve të tij, Rama përdor komunikimin online, ndërsa mijëra gra e vajza, si dhe familjet e tyre i ka lënë nën terrorin psokologjik të infeksionit në vendet e punës.

Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anullimi i pagesave për inceneratorët, Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive.

Ndihmon që virusi të mos përhapet dhe biznesi të mos falimentojë.

Ne nuk do të lodhemi duke e përsëritur këtë gjë. Për ne është e rëndësishme që të ndërpritet zinxhiri i infektimeve. Që 18 personat e infektuar në Krujë, në Kurbin, në Shkodër, në Durrës e kudo ku ka fasoneri të mos bëhen 28, 48 apo 248.

Shqiptarët nuk e meritojnë ta paguajnë kaq shtrenjtë dështimin spektakolar të një qeverie dhe një kryeministri që kujdesen vetëm si të ruajnë paratë e vjedhura me koncesione dhe tendera sekrete.

Partia Demorkatike do të ketë më vonë një denoncim tjetër ku sjell fakte të një skandali të madh e të rrezikshëm për shëndetin me tenderat sekretë.

të fundit

“Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…

6 minutes ago

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

1 hour ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

2 hours ago

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

2 hours ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

2 hours ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

2 hours ago