Kryeministri Edi Rama nuk është vetëm një politikan, por edhe një piktor, profesion të cilin ai nuk e ka lënë kurrë pas dore.
Krahas një axhende të ngjeshur me aktivitete politike, duket se viti 2019 ka qenë tepër pozitiv sa i takon jetës artistike të kryeministrit Edi Rama, që është përkthyer edhe në të ardhura të larta për familjen e tij.
Sa i pasur është kryeministri Edi Rama?
Nga analiza e deklaratës së kreut të qeverisë, gjatë vitit që lamë pas, të ardhurat nga krijimtaria artistike-shitja llogaritet në 46 mln lekë të vjetra.
Ndërkohë të ardhurat nga paga për 2019-n n janë 20 milionë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kryesore në familjen kryeministrore duket se i sjell bashkëshortja e tij, Lindita Rama.
Nga të ardhurat personale për 2019, Lindita Rama ka shtuar 69 milionë lekë, ndërsa ka blerë edhe një tokë truall 80 metra katror në vlerë 30 milionë lekë.
Nga përshkrimi i të ardhurave, bashkëshortja e kryeministrit sqaron se 24 mln lekë i ka nga paga e saj, ndërsa si konsulente dhe ekspertiza të ndryshme ka marrë rreth 19 mln lekë.
Nga qiratë, apartament ka fituar 27 mln lekë . Ndërkaq nga kredia prej 80 mijë eurosh, bashkëshortja e Ramës ka shlyer për vitin që lamë pas 4400 euro dhe ka pa shlyer edhe 17800 euro, shkruan Tirananews.
Ndërsa djali Gregor Rama ka shitur automjetin e tij tip Audi me vlerë 12 mijë euro dhe ka blerë një automjet tjetër BMW 15 mijë euro.
Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit kanë qenë 27 mijë euro, ndërkaq të ardhura nga likujdimi për vitin që lamë pas kanë qenë 36 mijë euro.
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…
Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur…
Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili…
Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t'u larguar nga burgu për t'iu…
Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët…