Categories: Uncategorized

Pasi tradhtoi Monikën i shkel syrin Ramës, Lefter Koka: Do të votoj për PS!

“Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me PS…”

Pas “tradhtoi” LSI duke mos djegur mandatin e deputetit, Lefter Koka, deputet i kësaj force politike ia ka vënë syrin PS.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” ai tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme, duke i dhënë një mesazh të qartë Ramës.

“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak.

Kam qenë në disa gara qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente.

Votues i PS-së do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale.

Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve.

Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte shtojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, – tha Koka.

të fundit

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta…

1 minute ago

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën…

17 minutes ago

“Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe…

39 minutes ago

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në…

58 minutes ago

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye…

1 hour ago

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në…

2 hours ago