Categories: Uncategorized

Pasi s’i përzuri dot nga rruga, Rama i prerë: S’ka leje për pensionistët!

Nga nesër dalja për të bërë pazar do të bëhet me leje dhe autorizim.

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

Të lidhura

None found

Edi Rama: Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.

Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe.

Për ata që nuk disponojnë një kompjuter apo një smartphone, por kanë një telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për shpenzimet, sepse nuk do të qarkullojnë dot, nëse nuk e lejon procedura që të qarkullojnë.

Në po punojmë me kompanitë celulare që kjo procedurë të jetë gati qysh ditën e nesërme.

Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen.

Vetëm një anëtar familjeje që do të dalë në Pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme.

Nuk mund të kërkojnë më shumë se dy anëtarë familjeje që të marrin leje.

E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar.

Të gjithë duhet të kenë në telefon atë leje që ka marrë që policia ta marrë në konsideratë.

I kam kërkuar Erion Veliajt që të mundësojë të gjitha tezgat e lagjeve në distanca.

Të bëhet pazari pa u futur në një kanal për të marrë ushqimet.

Nga e hëna të gjitha tregjet do të jenë të tilla.

të fundit

Bytyqi: Serbia mund të largohet nga nacionalizmi dhe të përballet me presion për njohjen e Kosovës

Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…

2 minutes ago

Austrian media on protests in Tirana: Citizens demand Rama’s resignation and accuse the government of corruption

Media austriake “Die Presse” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te përshkallëzimi…

4 minutes ago

Tre sulmuesit e rinj anglezë që shihen si pasardhës të mundshëm të Harry Kane

Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa gjetja e një futbollisti që mund…

5 minutes ago

The three Alexander brothers sentenced to 30 years in prison each for raping women

Tre vëllezërit Alexander, dy prej të cilëve manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili…

5 minutes ago

EU warns of 3°C global warming, calls for national climate plans

Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…

5 minutes ago

Seconds of terror”: Passengers describe chaos after tragic accident in Spain: We fell on top of one another

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…

6 minutes ago