Categories: Uncategorized

Pasi i përzuri me stil, Lulzim Basha rikthen në PD ish-ministrin dhe i beson postin e rëndësishëm

Partia Demokratike është gati të nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një udhëzim i hartuar tashmë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është po përgatitet për t’i kaluar strukturave të demokratëve në të gjithë vendin për të përzgjedhur kandidatët përmes së cilëve Partia Demokratike do t’i kërkojë shqiptarëve votën.

Të lidhura

None found

Por paralelisht me procesin që do të zgjasë deri në muajin shtator, Partia Demokratike është gati për një hapje të madhe dhe rikthimin e disa prej figurave kryesore të saj të cilët do të kenë edhe rolin kryesor në filtrimin e të gjithë kandidatëve të zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike.

Burime të ABC News bëjnë me dije së ditët e fundit kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar takime të vazhdueshme me shumë prej ish-funksionarëve dhe drejtuesve të lartë në PD në vite. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Basha ka propozuar rikthimin e ish-ministrit Genc Ruli në role vendimmarrëse në selinë blu.

Kryedemokrati Basha i ka propozuar Rulit drejtimin e komisionit kryesor që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në përbërje të këtij komisioni pritet të jenë edhe të tjerë figura me staturë të lartë politike në Partinë Demokratike me të cilët Lulzim Basha është duke zhvilluar takime të vazhdueshme ditët e fundit.

Aktualisht në Partinë Demokratike funksionon komisioni për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet./abcnews.al

të fundit

Trump refuzon planin iranian për armëpushim, Teherani thotë se nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani këmbëngul se aktualisht nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo përpjekje për rifillimin e dialogut duhet…

11 minutes ago

Irani publikon pamje të një kompleksi nëntokësor raketash të fshehur në male

Irani ka zbuluar një tjetër kompleks të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e cilëson si një “qytet raketash”, duke publikuar…

11 minutes ago

Në Greqi gjendet në valixhe trupi i 24-vjeçares nga Burkina Faso, gazetari: Ishte e lidhur, pa shenja të dukshme dhune

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i pajetë i një vajze 24-vjeçare, me origjinë nga Burkina Faso,…

12 minutes ago

Seanca e parë e Knesetit përfshihet nga tensionet, Netanyahu përplaset me opozitën

Seanca e parë e parlamentit të ri izraelit, Knesetit, u shoqërua me tensione të forta politike, debate të ashpra dhe…

12 minutes ago

Matteo Moretto: Endrick ka 70 për qind mundësi të largohet nga Real Madridi në janar

Endrick është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi…

12 minutes ago

Takimi PS-PD për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pazar i përsëritur prej 35 vitesh, ndryshimi nuk ndalet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…

16 minutes ago