Categories: Uncategorized

Pashkë me “dyer të mbyllura”, Meta: Me solidaritet do t’ia dalim!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë për të gjithë shqiptarët një urim për Pashkët.

Kreu i Shtetit thotë se le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës!

Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.

Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: “Unë jam i Gjallë në mesin Tuaj, prandaj MOS KINI FRIKË”.

Ringjallja e Krishtit na siguron se Zoti, për këdo që e beson, është i pranishëm kudo, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ndaj le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.

Sepse siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ringjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira për mbarë njerëzimin. Dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë”.

T’i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Të lutemi edhe për priftërinjtë dhe klerikët që po ndihmojnë sa mundin dhe janë pranë kategorive më të përvuajtura.

Të ndajmë të mirat dhe lumturinë tonë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë.

Ju uroj të gjithëve Pashkë të bardha e të bekuara, me shpresën që mesazhi i kësaj Dite të Shenjtë të sjellë ringjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, në familjet tona, në shoqërinë dhe në mbarë kombin tonë!

Një urim të veçantë kam për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Italinë mike të prekur rëndë nga pandemia, për arbëreshët e mrekullueshëm, për arbanasit fisnikë të Kroacisë, dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo ndodhen.

PASHKË TË MBARA!

të fundit

LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar gjykatës më të lartë të vendit…

3 minutes ago

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, ja tre vendimet që u morën

Gazetari Osman Stafa, në një lidhje direkte për News24, raportoi për përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Sipas…

18 minutes ago

GREVA E TAKSISTËVE BLLOKON ATHINËN! Shoferët kundërshtojnë politikat fiskale! Qeveria: Sektor i mbushur me abuzime e monopole

Një tjetër grevë masive e taksistëve ka paralizuar kryeqytetin grek, Athinën, duke vështirësuar qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.…

24 minutes ago

Batuta e Ramës në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do…

40 minutes ago

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Ditën e sotme, një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në…

44 minutes ago

Vesa Vllasaliu publikoi fotografi nga stadiumi Air Albania – në mbështetje të Mirlind Dakut

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë mbrëmë (e martë) një nga të pranishmet në stadiumin…

56 minutes ago